Për herë të parë, njerëzit mund të shohin LIVE imazhe nga Marsi. Transmetimin e ka nisur disa orë më parë Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), e cila po përcjell imazhe sesi duket tani planeti i kuq. Pamjet vijnë falë sondës Mars Express që orbiton pranë planetit.
Pamjet rifreskohen çdo 50 sekonda, ndërsa teknikisht ajo që shihet në LIVE janë foto të shkrepura nga orbituesi. Që një foto të mbërrijë në tokë duhen afro 17 minuta (distanca mes Tokës e Marsit aktualisht është mbi 300 milionë kilometra.)
“Kjo është më e afërta që mund të bëjmë aktualisht për një transmetim Live me planetin e kuq”-tha një prej zyrtarëve të ESA-s.