Pamje, shpejtësi ‘skëterrë’ 230 km/h në aksin Laç-Milot, shtohen kontrollet në fundjavë

Nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, janë ngritur pika kontrolli këtë fundjavë për të parandaluar shkelësit e rregullave të qarkullimit… e disa prej tyre, rezultojnë të ecin me shpejtësi ‘skëterrë’.

Autoritetet kanë raportuar për rastin e një drejtuesi automjeti që ecte me shpejtësi 230 km/h në autostradën Laç- Milot, ndërsa të tjera raste janë identifikuar në Rrugën e Kombit e rrugën interurbane Çermë- Lushnje.

“Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:

– 154 km/h deri në 167 km/h në rrugën e Kombit;

– 203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot;

– 137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.

Janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë konstatuar parakalime të gabuara dhe të rrezikshme, burim i lartë për përfshirje në ngjarje rrugore, shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtues automjetesh që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit te automjeteve, drejtues automjetesh që nuk vendosin rripin e sigurimit etj.

Janë ndëshkuar me masë administrative:

– 553 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;

– 598 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit;

– 334 për mosvendosje të rripit të sigurimit;

– 513 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit;

– 127 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.”-njoftoi policia.