Pas 25 vitesh përpjekje, gruaja bëhet nënë në moshën 53 vjeçare

Një grua nga Skocia ka sjellë në jetë një vajzë, 25 vite pas orvatjeve e prodecurave të dështuara të fekondimit artificial. Helen Dalglish arriti të bëhet nënë në moshën 53 vjeçare, duke sjellë në jetë një vajzë të cilën e quajti Daisy Grace.

Gruaja provoi plot 21 herë për të mbetur shtatzënë në procedura që i kushtuan 100 mijë paund dhe mrekullisht e mori lajmin e jetës në moshën 53 vjeçare.

“Kur mësova për këtë mrekulli, i harrova menjëherë vuajtjet përgjatë viteve… edhe tani, kur e shoh vajzën, ende më duket e pabesueshme që jam nënë.

Gruaja tregoi se në të 20-tat shkoi me të shoqin në Qipro për te jetuar dhe atje filluan të tentojnë për një fëmijë që nuk erdhi kurrë. Pas analizave dhe rikthimit në Skoci, të dy u diagnostikuan me “infertilitet të pashpjegueshëm”. Çifti iu nënshtrua katër procedurave të inseminimit intrauterin, ku sperma vendoset direkt në mitër, pa sukses përpara se të kalonte në In Vitro. Deri në ardhjen e Daisy Grace, Helen mbeti shtatzënë tre herë, por pësoi aborte spontane.