Atletja shqiptare ka mundur të kapë normën për të hyrë në kampionatin Botëror falë kohës së arritur në edicionin e ‘Diamond League’ në Firenze të Italisë.
Në garën 3000 metra me pengesa, Luiza Gega u rendit e 10-ta, duke mbyllur kohën me 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat, me pak se dy sekonda nga rekordi i saj.
Në vendin e parë doli Sembo Almayeu, atlete nga Etiopia, ndërsa vendin e dytë e zuri keniania Jackline Chepkoech.

Një tjetër detaj interesant është fakti se në 10-shen e më të mirave, Luiza Gega është atletja me moshën më të madhe. Krahasuar me vendin e parë (datëlindja 2005) ku atletja keniane është 18 vjeçe, Luiza Gega (datëlindja e ’88) është 34 vjeçe.