Si paraqitet situata në komunat në veri të Kosovës, nuk mungojnë veprimet ‘teatrale’ të serbëve

Në tri komunat veriore të Kosovës (Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok) ku serbët protestojnë që prej javës së kaluar, situata duket e qetë.

Pjesëtarë t KFOR-it si dhe të policisë së Kosovës vijojnë të qëndrojnë pranë objekteve komunale, ndërsa numri i protestuesve serbë është i pakët.

Në Zveçan gjatë natës, qëndroi një grup i vogël protestuesish, ndërsa këtë të dielë situata e përgjithshme paraqitet e qetë. Numrat e protestuesve janë fare të vegjël. Po në Zveçan këtë të dielë, nuk munguan veprimet teatrale të serbëve. Një grup i kishës ka ardhur pranë zonës së mbrojtur nga KFOR për të kënduar disa këngë.

Më poshtë një kronikë përmbledhëse e zhvillimeve kryesore të javës që po lëmë pas, publikuar nga Radio Evropa e Lirë.