“Mu duk vetja si superhero”. Kështu tha për median amerikane një luftëtar i Arteve Marciale Mikse (MMA), i cili iu përgjigj thirrjes për ndihmë nga një shkollë, atje ku kishte hyrë një aligator 3 metra i gjatë.
Nick tregoi se “shkova pa e ditur se cfarë më priste, e kur mbërrita pashë një monstër”.
Nxënësit u mblodhën pas një gardhi dhe duartrokitën orvatjet e luftëtarit të MMA-ve, i cili po mundohej të vendoste një lak në gojën e krokodilit.