Pamjet, hajduti më i “çuditshëm” në botë… hyn të grabisë dyqanin e celularëve me një kuti kartoni në kokë

Një ide jo fort e mirë e cila në fund të ditës e dërgoi këtë grabitës pas hekurave. Një ngjarje me të vërtetë e pazakontë është raportuar në Florida, atje ku një i ri ka hyrë për të grabitur një dyqan riparimi celularësh, duke mbajtur në kokë një kuti kartoni.

Gjatë ‘operacionit’, grabitësi pa dashje e “humbet maskimin”, duke treguar fytyrën…

Me të parë në kamera të gjithë ngjarjen, pronari i dyqanit kishte mundur ta gjente i vetëm grabitësin, i cili ndodhej në një lokal jo shumë larg dyqanit që kishte grabitur në oret e para të mëngjesit. I riu ishte duke pirë me shokët. Pronari njoftoi policinë dhe u bë arrestimi i grabitësit. Ky i fundit kishte vjedhur afro 8 mijë dollarë cash si dhe 19 celularë iPhone.