Video, përmbytje masive nga shkatërrimi i digës në zonën e Hersonit

Një digë e madhe në lumin Dnjepër që kalon në rajonin e Herson është dëmtuar rëndë, ndërsa uji tanimë ka filluar të përmbysë zonat përreth dhe rrezikon jetët e mijëra njerëzve.

Ukraina akuzoi Moskën se ka hedhur në erë digën më të madhe në lumin Dnjepër. Deri më tani dhjetëra mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa 8 zona në Herson janë përmbytur. Veçanërisht zona e Nova Kakhovka, atje ku ndodhet diga. Qyteti është mbuluar nga uji.

Ndërkohë rusët kanë akuzuar vetë Ukrainën për sabotazh.