70% e të rinjve në Shqipëri jetojnë ende me familjen

Në Shqipëri, shumica e të rinjve në grupmoshat 15-19 vjeç, jetojnë ende në familjet e tyre. Kështu thotë një raport i Eurostat, i cili tregon se vendi ynë ka përqindjen më të lartë të të rinjve që jetojnë në familje.

Në Greqi e Italinë fqinje, të rinjtë që jetojnë në familje të mbipopulluara arrijnë  përkatësisht në 48% e 44%.

Në vendet e tjera të Europës, të rinjtë që jetojnë në familje vlerësohet të jenë jo më shumë se 26%.

Normat më të ulëta janë regjistruar në Qipro e Maltë (4%) , në Irlandë (5%) si dhe në Holandë e Belgjikë (me nga 8%).