Policia ka intensifikuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare. Gjatë punës në Vlorë e Sarandë, janë bllokuar 2 mjete lundruese, një gomone e një skaf, të cilët po lundronin në zonë të ndaluar. Pronarët janë gjobitur me nga 100 mijë lekë të reja masë administrative.
“Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, pasi gjatë kontrollit u konstatua se po lundronte në zonë të ndaluar, në plazhin e Jonufrës.
Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.
2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës. “-njoftoi policia.
Kujtojmë se vitin që lamë pas, në kulmin e sezonit turistik, një vajzë 7 vjeçe humbi jetën tragjikisht si pasojë e pakujdesisë e papërgjegjshmërisë në lundrimin e mjeteve motorike në ujë.