Mijëra e mijëra njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, të cilat tashmë janë zhytur thuajse krejtësisht nën ujë. Dy ditë pas çarjes së digës, ujërat e lumit Dnjepër kanë vërshuar në jug të Ukrainës, duke e kthyer zonën e Hersonit në një tokë të mbuluar në ujë.
BBC-ja ka postuar disa pamje video dhe ka marrë prononcimet e disa banorëve.
“Më zgjoi im shoq në orën 02:30 të mëngjesit. Uji në shtëpi arrinte deri në lartësinë e belit”-tha një e moshuar.


“Përfunduam jashtë sepse shtëpinë tonë e mori me vete rryma e ujit”-tha një grua.