Muralja me portretin e gjeniut të futbollit Lionel Messi, e krijuar në konviktet e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare.
E realizuar nga artisti argjentinas Maximiliano Bagnasco, muralja ka përmasa 25 me 10 metër, ndërsa portretizon Messin e veshur me fanellën e kombëtares së Argjentinës.
Associated Press i ka kushtuar një artikull murales, ndërsa artisti që e krijoi tregoi se ndihet krenar për punën e bërë.