Sonte në Stamboll luhet finalja e madhe e “Champions League”, Inter vs Manchester City

Sonte në mbrëmje, në stadiumin olimpik “Atatürk” në Turqi, do të zhvillohet finalja e madhe e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit.

Edhe pse kjo është finalja e dytë në “Champions” për Manchester City, kampionët e ‘Premier League’ janë në garë për t’u shpallur sërish skuadra më e fortë e Europës brenda tre sezoneve të fundit.

Interi mbërrin në finale pas një periudhë mjaft të gjatë, që prej kohës kur mundi të fitojë titullin në përballjen e vitit 2010 me Bayern.

Manchester City ka arritur në finale pa asnjë humbje, duke fituar 7 nga 12 ndeshjet si dhe duke eliminuar Byern Munchen e kampionët e Real Madrid.

Interi ndërkohë ka pësuar dy humbje në rrugën drejt finales, të dyja kundrejt Bayern në fillim të ndeshjeve në grupe. Inter, fitues i Coppa Italia dhe në vend të tretë në kampionatin italian, kanë mundur të fitojnë në “Champions” 4 nga 6 ndeshjet e tjera. Dy ekipet takohen për herë të parë në një finale.

Shifrat në “Champions”

Manchester City doli në finale përgjatë sezonit 2020/21 atje ku humbi 1-0 me Chelsea

Inter ndërkohë ka një rekord prej 3 fitoresh dhe 2 humbjesh në finalet e Champions, konkretisht:

1963/64: Inter 3-1 Real Madrid
1964/65: Inter 1-0 Benfica
1966/67: Celtic 2-1 Inter
1971/72: Ajax 2-0 Inter
2009/10: Inter 2-0 Bayern

Formacionet e mundshme

Man City: Ederson; Walker, Rúben Dias, Akanji; Stones, Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündoğan, Grealish; Haaland

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozović, Hakan Çalhanoğlu, Dimarco; Lautaro Martínez, Džeko