Rogozhinë: Përplasi me makinë dy vajza të mitura dhe u largua, identifikohet dhe arrestohet 59 vjeçari

Mbrëmjen e djeshme një makinë e tipit Ford me drejtues një 59 vjeçar, përplasi në qendër të Rrogozhinës dy vajza të mitura të moshave 10 e 11 vjeç. Pas aksidentit, shoferi i mjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Këtë të shtunë autoritetet kanë njoftuar mbi arrestimin e 59 vjeçarit, i identifikuar si shtetasi me inicialet A.L.

Ndërkohë dy vajzat u dërguan në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. L., 59 vjeç, banues në Peqin, pasi në segmentin rrugor Rrogozhinë-Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar dy shtetase të mitura 10 dhe 11 vjeç”, njoftoi policia.