40 ditë vetëm pas rënies së avionit, ushtria gjen gjallë 4 fëmijët e mitur në Amazonë

Katër fëmijë janë gjetur të gjallë në xhunglën e Amazonës 40 ditë pasi një avion me pasagjerë ra atje, në shtetin e Kolumbisë.

Presidenti i Kolumbisë e njoftoi lajmin duke thënë se gjetja e fëmijëve në mosha 13, 9, 4 dhe 1 vjeç, ishte një “gëzim i madh për të gjithë kombin”.

Nëna e fëmijëve dhe dy pilotët që ndodheshin në avionin e vogël, humbën jetën në aksident, ngjarje e cila ndodhi më 1 maj.

Kur autoritetet shkuan në vendin ku kishte rënë avioni, nuk gjetën asnjë gjurmë të fëmijëve. Dhjetëra ekipe të shtetit të Kolumbisë, përfshirë dhe ushtrua, nisën një kërkim të gjatë që ka përfunduar me gjetjen e të gjithë fëmijëve.

“Fëmijët ishin vetëm dhe po vetëm ata kanë mundur të mbijetojnë, një ngjarje e cila do të mbetet në histori”-tha presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro.

Fëmijët i përkasin një grupi indigjen të quajtur Huitoto dhe kanë arritur për mrekulli të mbijetojnë në xhungël.

Fëmijët janë dërguar të gjithë në spital në trajtim mjekësor. Gjyshja e fëmijëve, Fatmira Valencia, tha pas operacioni se “jam shumë mirënjohëse për këdo. që fëmijët u gjetën”

Ajo shtoi se 13 vjeçarja, më e madhja e fëmijëve, ishte mësuar që të kujdesej për ta në kohën kur nëna e tyre shkonte në punë… e me gjasë kjo ka qenë arsyeja madhore sesi fëmijët kanë mundur të mbijetojnë në një terren tepër të vështirë.

“Vajza më tha se u ka dhënë fruta të egra, miell dhe bukë ‘cassava’… ata e dinë se çfarë duhet të konsumojnë”-tregoi gjyshja e fëmijëve.