Përfundon gjithçka, Manchester City shpallet kampion i Champions League

Ka përfunduar mes brohorimave të tifozëve britanikë finalja e Ligës së Kampionëve, ndërsa titullin e fitimtarit e ngre Manchester City.

Falë një goli në minutën e 68′ nga Rodriguez, City ka mundur të shpallet kampion.

Interi ka humbur disa raste flagrante, veçanërisht në pjesën e dytë, me një rast të Lukakut i cili goditi me kokë në qendër, duke i dhënë mundësinë portierit të shpëtojë golin e barazimit.