Stërvitja “Air Defender 23” e NATO-s, AAC: Priten vonesa dhe anulime fluturimesh edhe në Shqipëri

Më datat 12 deri më 23 qershor në Europë do të zhvillohet “Air Defender 23”. Autoriteti i Aviacionit Civili shqiptar ka njoftuar këtë të dielë se edhe Shqipëria do të preket nga manovrat ajrore të NATO-s, ndërsa disa zona fluturimi pritet të mbyllen përkohësisht për trafikun ajror civil. Në këto kushte, pritet që të ketë vonesa apo edhe unilime fluturimesh.

“Air Defender 23” do të jetë stërvitja më e madhe e këtij lloji e mbajtur që nga krijimi i NATO-s.

Njoftimi i plotë i Autoritetit të Aviacionit Civil

Nga data 12 – 23 Qershor 2023 do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s. Duke përfshirë 25 Shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë. Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.