Vendosi flamurin kombëtar, gjykata në Serbi kërkon paraqitjen e kryetarit të komunës në Preshevë

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi është njoftuar se duhet të paraqitet në gjykatë në Serbi, me arsyetimin se komuna e drejtuar prej tij ka shkelur ligjin duke vendosur një flamur shqiptar në hapësirë publike.

 “Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykaten e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike”, shkroi Arifi, duke publikuar edhe ftesën e gjykatës.