Këtë të martë policia e Kosovës arrestoi një shtetas serb, I akuzuar për sulme ndaj forcave të KFOR-it në Zveçan dhe jo vetëm. Këtë mesditë u dëgjuan sirena alarmi në Mitrovicë, teksa oficerët e policisë kryenin operacionin për ndalimin e Milun Lune Milenkoviç.
“Llune” siç njihet shtetasi në fjalë, është trajner kikboksi në veri të Mitrovicës si dhe drejtues i një grupi të njohur me emrin “Mbrojtja Civile”.
Në lidhje me këtë shtetas, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, ka deklaruar se Milenkoviç ka qenë i dyshuar për një sërë veprash penale në të kaluarën.
“Ka qenë i dyshuar edhe më herët për vepra penale dhe nuk mund të komentojmë më shumë”, tha Isufaj për Paparacin.
Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla e njoftoi arrestimin e “Llunes” këtë të martë, ndërsa shtoi se 3 oficerë policie u lënduan gjatë operacionit.