Aksident tragjik në rrugën Shkodër- Lezhë, humb jetën një efektiv policie

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, atje ku ka humbur jetën një efektiv në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Oficeri i cili ndodhej jashtë orarit të punës në atë moment është përplasur me një tjetër makinë që drejtohej nga një shtetas serb. Ky i fundit nuk ka marrë lëndime.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në Balldre, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin G. Zh., 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç.

Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi G. Zh. i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.”-njoftoi policia