Pamjet, nxirret nga lumi Lepencë makina e familjes nga Kosova, dy viktima ndodhen brenda veturës së shkatërruar

Media në Maqedoninë e Veriut ka publikuar pamje të operacionit të vështirë për nxjerrjen e trupave të pajetë të një familje nga Kosova, makina e të cilëve ra në lumen Lepencë ditën e djeshme.

Tv21 raporton se tanimë është nxjerrë nga lumi makina e tipit ‘BMW’ ku udhëtonin 4 pjesëtarë të një familje nga Kosova.

Klan Maqedonia nga ana tjetër, ka raportuar se dy nga tre viktimat dyshohet të jenë gjetur Brenda në makinën e shkatërruar. Nuk dihet ende për trupin e tretë.

Kujojmë se një prej 4 udhëtarëve që ndodheshin në makinë, ka mundur të shpëtojë dhe është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme.