Këlcyrë, gjenden 30 granata të pashpërthyera gjatë punimeve për një rrugë

Janë gjendur këtë të hënë 30 granata difensive të pashpërthyera në fshatin Ballë të Këlcyrës. Granatat janë gjetur gjatë punimeve në ndërtimin e një rruge të re në fshat.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes ndërsa anëtarët e një familje që banonin pranë zonës janë larguar nga shtëpia.

Pritet ardhja e forcave xheniere për të menaxhuar situatën.