Prej mëse një jave e bija ishte mes jetës e vdekjes. E intubuar dhe me sytë që i rridhnin lot sa herë dëgjonte lëngimet e të ëmës… kjo ishte situata për Olivian 11 vjeçe dhe për nënën e saj, Eriseldën.
Kjo nënë është e vetme në rritjen e të bijës, e cila papritur u prek nga një sëmundje autoimune e cila i goditi mushkëritë. Në Shqipëri shpresat për Olivian ishin fare të pakta.
Falë Zotit që ka shqiptarë bamirës, të cilët reaguan brenda 24 orëve për t’i bërë ëndrrën realitet një nëne të vuajtur… për të shpëtuar jetën e Olivias së vogël.
Fatma Naçi vizitoi nënë e bijë dhe e mbushur në lot, i dha lajmin e jetës Eriseldës. Brenda 24 orëve, shqiptarët mundën të mbledhin shumën e madhe që kërkohej për transportimin e kurimin e 11 vjeçares në spitalin Bambino Gesu në Itali.
“Eri, vajza jote është sikur të jetë dhe vajza jonë. Të them nga zemra sot që të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë e Olivia do të niset tashmë drejt Italisë… Zoti ta shëroftë”-i tha Fatma nënës së Olivias, Eriseldës.
Këto janë momentet prekëse dhe mesazhi falenderues i një nëne. Një mesazh që buron nga zemra e saj e lehtësuar