Pas fitores së merituar ndaj Moldavisë të shtunën, kombëtarja kuqezi rikthehet sërish në fushën e blertë për t’u përballur me Ishujt Faraore, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024 në Gjermani.
Formacioni i kuqezinjve pritet të jetë i njëjti që i solli fitoren të shtunën, ndërsa Silvinjo tha në konferencë për shtyp (dje) se lojtarët do të japin maksimumin për të marrë 3 pikët e radhës.
“Sa i përket situatës, nuk ka eufori. E kemi theksuar dhe ritheksuar që kemi 6 finale përpara. Pres që lojtarët të vrapojnë me 100km/h që ne të arrijmë objektivin, pasi kjo është mënyra e vetme. Luajmë ndaj një rivali që mund të përshtatet gjatë gjithë kohës në fushë me skema të ndryshme. Është një lojë tepër fizike, lojtarët e Ishujve Faroe janë shumë të rrezikshëm sidomos në lojën në ajër dhe në goditje standarde.”-tha trajneri i kuqezinjve.
Formacioni i pritshëm:
Portë: Berisha
Mbrojtje: Hysaj, Ismajli, Gjimshiti e Mitaj.
Mesfushë: Ramadani, Bare e Bajrami
Sulmi: Uzuni-Cikalleshi-Asani