“Një plan i detajuar” Ministri i Brendshëm i Kosovës publikon videon, si u rrëmbyen tre oficerët kosovarë

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zveçla ka publikuar së fundmi një video shpjeguese, e cila tregon në detaje sesi janë rrëmbyer nga forcat speciale serbe, tre oficerët e policisë së kufirit të Kosovës.

“Një plan i detajuar. Një akt kriminal. Video e mëposhtme tregon sesi forca serbe, me urdhër direkt nga Vuçiç, rrëmbyen oficerët tanë, në brendësi të territorit të Kosovës. Ekzaktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë me dizinformatat dhe të lirojë oficerët tanë, tani.