INSTAT: 22.5% e moshave 15-29 vjeç të papunë në Shqipëri, eskperti: Refuzohen punët e keqpaguara

Një numër i lartë i të rinjve në moshat 15-29 vjeç rezultojnë të papunë në Shqipëri dhe siç reflektojnë shifrat e INSTAT, ky nivel është më i larti që prej vitit 2018.

Të dhënat e tremujorit të këtij viti, tregojnë se 22.5% e moshave 15-29 vjeç, janë të papunë. Thënë ndryshe, niveli i papunësisë tek moshat e reja është dyfish me shkallën e papunësisë në vend, e cila është 10.9%.

Mbi këtë përqindje shqetësuese të papunësisë mes të rinjve, faktorët mund të jenë të shumëllojshëm. Sipas një eskperti të punësimit e këshillimit të karrierës, disa nga arsyet kryesore të papunësisë në rritje për këtë grupmoshë, janë niveli i ulët i pagave dhe kohëzgjatja e kontratave.

Së pari, është niveli i ulët i pagave në Shqipëri në raport me interesat apo pretendimet e të rinjve lidhur me investimin që kanë bërë tek vetja duke u arsimuar apo kualifikuar. Së dyti, është mungesa e përpjekjes aq sa duhet të sipërmarrjeve apo kompanive të ndryshme për të zhvilluar apo përmirësuar kushtet e brendshme të punës për punonjësit e tyre. Të rinjtë në Shqipëri janë në pritje të zbulimit të hapësirave dhe mundësive për punë inteligjente. Punëdhënësit më të prekur sigurisht janë industria fasone, e bareve dhe restoranteve, sektori i turizmit e industria përpunuese si dhe prodhuese, ndër sektorët me nevoja më të larta për punonjës.”-tha esperti në një intervistë për klannews.