Ngjarje tragjike në Tiranë, e moshuara bie nga kati i 7-të i pallatit, humb jetën në vend

Një grua në moshë të thyer ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të enjte në Tiranë, në rrugën “Haxhi Hysen Dlalliu”.

E moshuara 87 vjeçare me inicialet N.B është rrëzuar nga kati i shtatë i godinës ku jetonte dhe ka humbur jetën në vend.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.