Mashtronte qytetarët duke u thënë se “parashikonte të ardhmen”, prangoset 43 vjeçarja e shpallur në kërkim

Policia në komisariatin e Krujës ka bërë të mundur ndalimin e një 43 vjeçareje të shpallur në kërkim, e cila mashtronte qytetarët duke u thënë se mund t’u parashikonte të ardhmen.

Në pranga ka përfunduar Elena Muhaxhiri, banuese në Fushë Krujë. Më herët Gjykata e Apelit në Tiranë e kishte dënuar 43 vjeçaren për mashtrim, pasi kjo e fundit kishte përfituar para e sende me vlerë nga qytetarë të ndryshëm, që kishin rënë pre e mashtrimeve të saj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Streha”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Fushë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim Elena Muhaxhiri, 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen.”-njoftuan autoritetet.