“Ah moj bijë e babit, shpirti ynë e di si po durojmë” Fjalët e babait të shqiptares që u shua nga dora e të shoqit në SHBA

Një ngjarje tragjike ndodhi në shtëpinë e një familje shqiptare në Huntertown (Indiana) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku 49 vjeçar i quajtur Arben Gllafçe dhe e shoqja 48 vjeçe Arjana, u gjetën të pajetë. Pas hetimeve të kryera, policia doli në konkluzionin se gruaja ishte vrarë nga i shoqi me disa të shtëna me armë. Mandej, 49 vjeçari e ka drejtuar armën ndaj vetes, duke u vetëvrarë.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve 10 e 23 vjeçarë. Media amerikane nuk ka zbardhur ende arsyen apo motive që sollën tragjedinë. Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, i gjeti burrë e grua, të dy të pajetë. Dhjetëra mesazhe ngushëllimi janë shkruar nga miqtë e familjarët, ndërsa mesazhi i babait të moshuarës së Arjanës, është me të vërtetë prekës.

“Ah sa shumë u lënduam moj bir i babit, e pazëvendësueshme dhe shpirti jonë Arjana. U largove atëherë kur duhej të jetoje. Të shikoje lumturinë e djemve të tu, që aq shumë i deshe dhe u ishe përkushtuar si një prind shembullor. Shpirti ynë e di se si po durojmë këtë dhimbje të madhe dhe këtë sprovë që na dha Zoti në pleqëri.

Të afërmit e familjes kanë hapur dhe një ‘Gofundme” për dy fëmijët e çiftit, të cilët tanimë mbetën jetimë. Ngjarja ndodhi më 18 qershor, ndërsa media amerikane solli detaje ditën e djeshme duke publikuar identitetet e viktimave dhe dinamikën e ngjarjes.