Video, ariu kacavirret në katin e dytë të banesës… merr disa copa mish dhe largohet

Anëtarët e një familje në Kolorado të SHBA-ve kanë filmuar momentin kur një ari arrin të ngjitet në katin e dytë të banesës së tyre për të marrë nga kuzhina disa copa mishi. Në videon e publikuar gjerësisht në median amerikane, shihet sesi ariu varet nga dritarja e katit të dytë, duke tentuar të marrë mishin aty pranë. Ariu ia arrin qëllimit dhe më pas largohet.