Aksident tragjik në Peqin, 20 vjeçari humb jetën teksa punonte tokën, e zë poshtë zetori

Një 20 vjeçar është shuar në Peqin teksa punonte tokën me zetor. Autoritetet njoftuan se I riu me inidicalet D.H në fshatin Çengelaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur. Për pasojë, I riu ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.“-njoftoi policia.