28 orë not nga Brindisi drejt Vlorës, Eva Buzo ndërpret garën për shkak të problemeve shëndetësore

Juristja e atletja shqiptaro-australiane Eva Buzo ka ndërprerë maratonën e saj të notit, e cila nisi dje nga Otranto për të përfunduar veçse pak kilometra nga plazhi i Vlorës.

Edhe pse ka notuar për 28 orë rresht, Buzo nuk ka mundur të përfundojë sfidën për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Ajo është pickuar nga kandilët, ka hasur vështirësi në të folur për shkak të kripës.

Prej lodhjes së tepërt, Buzo ka hasur vështirësi në ruajtjen e vetëdijes dhe orientimin. Pritet që Buzo të dërgohet në spital për kontroll shëndetësor.

Maratona e shqiptaro-australianes përfundoi veçse 13 kilometër larg “finishit”.