Fotot, breshëri i pazakontë dëmton të mbjellat dhe disa automjete në Fushë Arrëz

Fushë Arrëzi është goditur nga reshjet e breshërit, të cilat kanë patur një madhësi të konsiderueshme aqsa për të dëmtuar të mbjellat e madje edhe automjetet.

Si pasojë e stuhisë në fshatrat e Fierzës (Aprrip Guri, Bugjon e Iballë) janë shkatërruar të mbjellat si dhe bletaria, ndërsa dëmeve nuk i kanë shpëtuar disa automjete e çatia banesash.