109 vjeçar, ende drejton makinën dhe paraqitet në punë… historia e pazakontë e Vincent Dransfield

Vincent Dransfield është 109 vjeçar, ende vijon ta drejtojë makinën dhe shpesh bën shaka duke thënë se ‘njerëzit çmenden kur e shohin’. Banues në një qytezë të vogël në Nju Xhersi, Dransfield jeton atje që prej vitit 1945. Familja e tij tregoi se ‘gjyshi’ nuk ka nevojë për ndihmë e madje i bën dhe punët e shtëpisë, përfshi këtu dhe larjen e rrobave.

Dransfield është po ashtu zjarrfikësi më i vjetër i të gjithë qytezës. Ai tanimë nuk është aktiv në punë, por sërish e gjen atje. Në punë ka 80 vite eksperiencë dhe dikur ishte shefi i departamentit.

Kur e pyesin sesi ndihet që është 109 vjeçar, i moshuari përgjigjet me shaka: “Si ndihem? Hajde shkojmë kërcejmë diku, si thua? Ja kështu ndihem”

Gjendja fizike e tij i bën të ngrejnë supet edhe fëmijët, nipat, mbesat e stërnipat e stërmbesat e tij.

“Nuk ka dhimbje mesi. Ai nuk ka dhimbje që unë kam në moshën 48 vjeçare. Është çmenduri sepse ai nuk ka as dhimbje koke, asgjë…”-tregoi Erica Lista, stërmbesa e të moshuari.

Gazetarët e pyetën 109 vjeçarin se çfarë i ka sjellë gëzim e lumturi në jetë. I moshuari tha se përgjatë gjithë jetës së tij ai ka patur shoqëri të madhe, veçanërisht në punë.

Dransfield e la shkollën që në klasën e 8-të për të punuar në një fermë dhe për të sjellë të ardhura për shtëpinë. Burri tregoi se ka qëndruar larg alkoolit gjatë gjithë jetës së tij.

“Mundohem të jem pozitiv. Kurrë nuk mendoj ndryshe edhe kur diçka nuk ka shkuar mirë”-tregon i moshuari.