Një prej anëtarëve të familjes Ademaj, tregoi për median e Kosovës detaje sesi ndodhi tragjedia që i mori jetën nënës 26 vjeçe dhe të birit 5 vjeçar.
Familjari tregoi për Kosova Press se pranë shtëpisë ku ndodhi tragjedia, një pjesë e kodrës është shkëputur prej vërshimeve të ujit dhe ka rënë në banesë duke zënë djalin 5 vjeçar. Tutje ai tha se nusen e kanë gjetur në një bodrum, në një shtëpi të komshinjve.
“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari për KP.
Televizioni T7 ndërkohë, ka publikuar disa pamje nga shtëpia ku qëndronin nënë e bir.



