Kolonjë: Burrë e grua dhunojnë fizikisht njëri- tjetrin, policia nis procedim ndaj të dyve

Një sherr fizik mes një çifti bashkëshortësh ka përfunduar në dyert e policisë së Kolonjës, të cilët njoftuan këtë të dielë se kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë për burrë e grua.

Bashkëshorti me inicialet A.Z, 61 vjeçar si dhe e shoqja H.Z 58 vjeçe, janë konfliktuar fizikisht me njëri- tjetrin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 61 vjeç dhe H. Z., 58 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit”, njoftoi policia.