“Dëgjova krismat, një person bërtiti” Vlorë, ky është i riu i cili u plagos me armë zjarri

Një 33 vjeçar i identifikuar si  Tonin Ramaj (Hosaj), u qëllua me armë zjarri këtë mesditë në lagjen “Pavarësia3” në Vlorë, teksa po qëndronte në verandën e një lokali. 33 vjeçari është plagosur, ndërsa autori i cili e ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas atentatit.

Ende mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes, por nga të dhënat paraprake dyshohet se sherri mes autorit dhe të riut të plagosur nga qenë një konflikt i çastit.

Një banor i lagjes i cili dëgjoi krismat, tregoi për median. “Nuk pashë gjë, kanë qenë brenda. Unë isha lart në pallat. Vetëm dëgjova krismat, 3 a 4. Një sikur bërtiti, iku me vrap, lëvizi. Nuk i njoh personat përfshirë”, tha banori.

Njoftimi i policisë:

“Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.”