Zhvillohet prej mëse 600 vitesh, festivali turk i “mundjes me vaj”

Mijëra mundës kanë ardhur në Sarayiçi të Turqisë, atje ku ka nisur festivali i “Mundjes me Vaj”.

Sporti i pazakontë është mbi 600 vjeçar dhe për herë të parë raportohet të jetë zhvilluar si sport në vitin 1360. Sulltani në atë kohë kërkonte që ushtarët të ishin fizikisht të aftë për çdo luftë që mund të vinte në të ardhmen.

Fituesi i ndeshjeve merr titullin e “Baspehlivan”, ndërsa ndeshja fitohet kur një prej mundësve arrin të vendosë në tokë kurrizin e kundërshtarit.

Mundja me vaj është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s dhe mendohet të jetë praktikuar për mijëra vite si një formë e sportit fizik në rajonin e Turqisë