Ulko- Tammio quhet ishulli turistik i cili bëhet i pari në botë (këtë verë) që nuk lejon turistët të përdorin rrjetet sociale përsa kohë qëndrojnë atje.
I lokalizuar në Finlandë, autoritetet kanë inkurajuar vizitorët që të përjetojnë e kënaqen me bukuritë e ishullit të pabanuar, pa patur në mendje postimet në rrjetet sociale.


“Ne inkurajojmë vizitorët që të heqin celularët e tyre në mënyrë vullnetare e të fokusojnë ndjesitë e tyre tek natyra, në vend të celularit. Kjo është një iniciativë e mirë që mund të implementohet edhe në zona të tjera natyrore e të rekreacionit”-tha një menaxher i parkut atje.
Një sërë studimesh kanë treguar se shëtitja në natyre për 90 minuta në ditë, ndihmon mendjen dhe shëndetin e njeriut.
Ulko-Tammio është një prej disa ishujve në gadishullin lindor të Parkut Kombëtar të Finlandës, i lokalizuar në detin Baltik.
Burimi: USA Today/ Përshtati: FCH.al