Miliona besimtarë muslimanë kanë mbërritur në Mekëë për të kryer haxhin. Al Jazeera ka publikuar pamje si dhe prononcimet e disa prej besimtarëve, në një kohë kur pelegrinazhi ka arritur në kapacitetet e saj maksimale për herë të parë, pas pandemisë së Covid.
Deri më tani mbi 1.8 milionë besimtarë nga e gjithë bota mbërritur për Haxhin, ndërsa numrat vijojnë të shtohen. Autoritetet nga Ministria saudite e Haxhit, thonë se numri pritet t’i kalojë 2 milionë. Një besimtar nga Egjipti, tregoi për Al Jazeera se sytë iu mbushën me lot nga gëzimi.
“Lotët më mbushën sytë prej gëzimit e lumturitsë. Nuk kam fjetur. Prej 15 ditësh, kam fjetur veçse 1 orë në ditë”

Këtë të martë besimtarët kanë mbërritur në Arafat, duke iu drejtuar ne lutje Krijuesit të Gjithësisë.
Më poshtë disa foto të shkrepura nga Reuters e Associated Press.









