Pamjet, momenti kur avioni plot me pasagjerë goditet nga një rrufe

Një kameraman i quajtur Jason William Hamm, ka arritur të filmojë momentin kur një avion i mbushur me pasagjerë goditet nga një rrufe, pak çaste pasi ishte ulur në pistë.

Ngjarja ka ndodhur së fundmi në Arkansas të SHBA-ve. Avioni i llojit Embraer E175 po priste që të përfundonte stuhia kur u godit nga vetëtima.