Nuk kanë të pushuar lotët e kësaj nëne, e cila kujton me dhimbje momentet kur i biri erdhi në shtëpi, në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe papritur humbi ndjenjat.
“Kur erdhi në shtëpi, më tha o ma, o ma… erdhi me vrap tek dera e ra në duart e mia.”
Ajo ishte dita kur kjo nënë fjeti për herë të fundit e qetë. Që nga ajo kohë, Aleksandri 10 vjeçar, ndodhet i shtruar e në gjendje të rëndë shëndetësore. Një sëmundje tumorale në kokë, po i rrezikon jetën.
Nëna e Aleksandrit rrëfeu për “Shqiptarët për Shqiptarët” se shpresat për të birin janë thuajse zero në Shqipëri. E teksa tregon për gjendjen e të birit, nëna e Aleksandrit lutet për ndihmën e shqiptarëve bamirës…
“Kur e shoh aty shtrirë që s’mundë të lëvizë as këmbët e duart… as nuk mund të flasë, të më thërrasë… (qan). Është një dhimbje kaq e madhe. Dhe jetën do ta jepja që të kthehej siç ishte im bir… të folë dhe njëherë, të ecë… (qan) të ecë dhe njëherë, të jetë si fëmijët e tjerë. Unë mund ta humbas djalin. Këtu nuk ka shpresa. E vetmja shpresë është të nxirret jashtë shtetit, të shpëtojë. Ju lutem, kush i ka mundësitë, të më ndihmojë”