Një 37 vjeçare me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet greke në Selanik, nën akuzën e braktisjes së të bijës, veçse 1 vjeçe. E reja kishte dalë nga shtëpia, duke e lënë të vetme vajzën. Fqinjët e saj u alarmuan nga të qarat e vogëlushes dhe njoftuan autoritetet.
Siç mësuan autoritetet, 37 vjeçarja e kishte lënë të vetme të bijën për më shumë se një orë. Këtë të mërkurë “Protothema” raportoi se gruaja është lënë e lirë mbrëmjen e djeshme dhe do të përballet me akuzat të premten e ardhshme.