Vrasja e një 17 vjeçari nga dora e policisë së Parisit, ka sjellë nervozizëm dhe revolta mes qytetarëve në Francë. 17 vjeçari i quajtur Nahel, u qëllua fill pasi ishte ndaluar nga një patrullë e policisë rrugore. Siç tregojnë pamjet e publikuara në rrjet, një nga oficerët i kishte drejtuar armën 17 vjeçarit, ndërsa tjetri i kërkonte të dilte nga makina.
Adoleshenti ka tentuar të largohet, por është qëlluar në gjoks. Makina është përplasur disa metra më tutje.
Vrasja e të riut ka sjellë shpërthimin e disa revoltave dhe protestave në kryeqytetin e Francës, veçanërisht në zonën ku ndodhi tragjedia.
Video e publikuar në rrjetet sociale dhe e verifikuar nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) tregon momentin tragjik, i cili rezulton të jetë ndryshe nga çfarë raportoi fillimisht policia. (Autoritetet në fillim treguan se i riu kishte tentuar të godiste me makinë oficerët).