Imazhe të paprocesuara, teleskopi “James Webb” sjell madhështinë e Saturnit

Teleskopi hapësinor më i fuqishëm “James Webb” ka “kapur” disa imazhe mbresëlënëse të planetit të Saturnit… edhe pse pamjet, ende nuk janë procesuar.

Imazhet janë publikuar nga një uebsajt jozyrtar i quajtur JWST feed, i cili publikon çdo imazh të paprocesuar të teleskopit më të fuqishëm hapësinor ndërtuar nga njeriu.

Imazhet tregojnë pamje të kapura nga kamera me infra të kuqe (NirCam) dhe janë pararëndëse të imazheve që pritet të jenë spektakolare, kur të dhënat të përpunohen e procesohen plotësisht.

Burimi: Space.com/ Përshtati me disa shkurtime: FCH.al