Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në fshatin Gurakuq, duke lënë të lënduar disa persona, mes tyre dhe tre fëmijë.
Shoferi 64 vjeçar i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në makiën e tipit ‘Mitsubishi’ udhëtonin si pasagjerë dy shtetas 38 e 33 vjeçe si dhe tre fëmijë të mitur, në moshat 9, 6 e dy vjeç. Pasagjerët si dhe drejtuesi i mjetit janë dërguar në spital.
“Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.”-njoftoi policia.

