Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Fano të Italisë fqinje, atje ku një shtetas me origjinë shqiptare ka aksidentuar për vdekje një të moshuar.
Shqiptari punonte si shofer i një furgoni për furnizimin e një restoranti. Shoferi po bënte pas me automjetin në momentin kur ka goditur të moshuarin. 79 vjeçari po kalonte në mol dhe është goditur në shpatull, duke u rrëzuar përtokë. Siç raporton media italiane, pasi shoferi ka ndjerë goditjen instiktivisht ka frenuar dhe ka ecur përpara, duke i dhënë dhe një tjetër goditje të moshuarit i cili kishte mbetur nën rrota.
Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, por mjekët nuk mundën të bëjnë dot asgjë për të moshuarin i cili kishte humbur jetën.

