“Pishtari njerëzor”! Pamjet, zjarrfikësit 39 vjeçar vrapon 100 metra… në flakë

Një zjarrfikës francez i quajtur Jonathan Vero, ka thyer rekord “Guinness” duke vrapuar për 100 metra i mbuluar nga flakët. 39 vjeçari ka mundur ta kryejë vrapimin në 17 sekonda, duke mundur mbajtësin e mëparshëm të rekordit me mëse 7 sekonda.

 “Kjo performancë ka shumë kuptim për mua, për punën time si zjarrfikës dhe për njerëzit që më kanë stërvitur dhe kanë parë punën time ndër vite”, tha Vero.