Vlorë, 40 vjeçari qëllon me thikë kunatin pas sherrit për motive të dobëta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 maji” në Vlorë, atje ku një 37 vjeçar është qëlluar me thikë. Autor është një 40 vjeçar i cili qëlloi me thikë kunatin e tij pas një sherri për motive të dobëta.

“Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor,” njoftoi policia.