I biri 10 vjeçar me tumor, momenti kur nëna mëson lajmin: Shqiptarët ia dërgojnë djalin për kurim

Prej 15 ditësh kjo grua përjetoi makthin e saj më të gjatë… i biri, veçse 10 vjeçar, u diagnostikua me një sëmundje të rëndë në kokë. Gjithçka ndodhi brenda ditës, kur me të hyrë në shtëpi, Aleksandri vogël bie në krahët e nënës, duke humbur ndjenjat.

15 ditët e ardhshme, Aleksi qëndroi në spital, ndërsa aftësia e tij për të folur si dhe dy gjymtyrë (njëra dorë e këmbë) nisën t’i paralizohen. Në pamundësi ekonomike për ta dërguar djalin për kurim të specializuar jashtë shtetit, kjo nënë iu përgjërua për ndihmë shqiptarëve përmes “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Falë Zotit, qindra e mijëra njerëz zemërmirë u bënë sërish bashkë. Fondacioni Firdeus bëri të gjitha përgatitjet që Alesandri të nisej sa më parë drejt Italisë.

Më poshtë, këto janë momentet kur Fatma Naçi i jep lajmin e madh nënës së Aleksandrit… se i biri do të niset për kurim. Lotët e kësaj nëne dhe psherëtimat e saj të lehtësimit, të mbushin sytë me lot. ‘Kurrë nuk do t’ju harroj’ thotë ajo…

Fatma: Si është Aleksandri?

Nëna: Ashtu… njëlloj. Kam 15 ditë këtu. I ndodhi përnjëherë. U këput dhe… (qan) nuk e prisja kurrë, aq i vogël e të kishte një sëmundje aq të rëndë.

Fatma: Duhet ta mbash veten. E pashë që Aleksandri donte dorën tënde tek koka e tij, kërkonte mbështetjen e dashurinë tënde. E kuptoj që edhe ti ke nevojë për përkrahjen tonë… të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë e me fondacionin ‘Firdeus’… Aleksandri do të niset për kurim drejt Italisë. Veç përkrahjes, keni edhe lutjet tona.

Nëna: Ju faleminderit shumë (qan)… kurrë nuk ju harroj. Ju falenderoj pa masë, me gjithë shpirt, të gjithë shqiptarëve që ndihmuan djalin tim. Do Zoti bën mrekulli